Një grup protestuesish u përpoqën të çajnë barrikadat para ndërtesës së Knessetit izraelit mbrëmjen e kaluar, pikërisht në momentin që duhej të fillonte debati për reformat në drejtësi.
Forcat e policisë i kanë penguar ata të depërtojnë. Ndërkohë, brenda në Knesset, rojet e sigurisë i larguan me forcë demonstruesit nga galeria e vëzhgimit të plenumit, pasi ata hynë ilegalisht në të dhe thyen muret e xhamit që i ndanin nga hapësira plenare.
#Israel #Jerusalem, a group of #anarchists invaded the #Knesset, the Israeli #parliament, during the first session for the legal reform that many Israelis consider #unconstitutional pic.twitter.com/4v69Ed7Jkp
— Donato Yaakov Secchi (@doyaksec) February 20, 2023
Kujtojmë se në Izrael ka disa muaj që mbretëron një situatë e tensionuar, e gjitha kjo për shkak të vendimit të qeverisë për reformën e diskutueshme në drejtësi, transmeton Telegrafi.
Disa javë më parë, dhjetëra mijëra demonstrues protestuan kundër reformave të shpallura në drejtësi në rrugët e kryeqytetit izraelit.
Israeli Parliament like never seen before. As Israel walks away from democracy #knesset #israel #democracy #news #netanyahu pic.twitter.com/3kKb4ipdvV
— NoWayIsrael (@nowayisrael) February 20, 2023
Reforma e planifikuar e gjyqësorit nënkupton heqjen dhe zvogëlimin e kompetencave të gjykatës supreme, duke i mundësuar parlamentit të anulojë vendimet e gjykatës supreme me shumicë të thjeshtë, dhe që politikanët të kenë më shumë ndikim në emërimin e gjyqtarëve.
Qeveria ka propozuar ndryshime që pretendon se janë të nevojshme për të riparuar sistemin e drejtësisë, gjë që ka ngjallur kundërshtim të ashpër nga grupet e dominuara nga avokatët. /Telegrafi/