Tashmë dihet se rrjeti i internetit 5G, ka shpejtësi shumë të lartë, që është i një niveli shumë më të lartë. Megjithatë, shumica prej nesh, ende nuk e ka përdorur, andaj nuk e kemi idenë se çfarë shpejtësie mund të arrijë.
Për fat të mirë, bazuar në një video virale në Twitter, mund të kemi një një perspektivë të këtij formati, transmeton Telegrafi. George L. Koroneos ka shpërndarë pamjet, ku tregohet një shkarkim në Samsung Galaxy S10 5G, që bëhet me shpejtësi enorme.
Aplikacioni SpeedTest, e ka të vështirë të vizualizojë shifrat e shkarkimit, që arrin mbi 1,000 Megabit për sekond. Në krahasim me shkarkimin në një zyrë të zakonshëm, ku shpejtësia nuk kalon 100 Megabit për sekond, kjo shpejtësi është mbresëlënëse.
Ky demonstrim është bërë në një telefon të lansuar së fundmi, që rrjetin 5G nuk ka mundësi ta mbështetë sa duhet. Megjithatë, është fillimi I një ëndrre që po fillon të bëhet realitet. /Telegrafi/
This is 5G on the brand new Samsung Galaxy S10 5G in front of my hotel. It’s crazy the difference a month makes. #FirstToRealTime pic.twitter.com/Syxc7HGrqn
— George L. Koroneos (@GLKCreative) May 16, 2019