Telegrafi

DEMOKRACIA

Poezi nga: Langston Hughes
Përktheu: Alfred Kola

Demokracia nuk do vijë
Sot, a në fund të vitit
Kurrë asnjëherë
Prej frikës dhe kompromisit.

Kam aq të drejtë
Sikundër çdo njeri
Të qëndroj
Mbi këmbët e mia
Të kem tokë në pronësi.

U lodha, njerëzit t’i dëgjoj,
Leri gjërat të marrin udhë.
E nesërmja s’do jetë njësoj.
Nuk më duhet liri në jetën tjetër,
S’jetoj dot me bukën e ditës tjetër.

Liria
E fortë si farë
E mbjellë
Si nevojë e parë.

Edhe unë jetoj këtu.
E dua lirinë
Ashtu si ju.