Telegrafi

Demirspor me njoftim për gjendjen e Arijanet Muriq: Ai u largua nga ndeshja për t’u kontrolluar

(Foto: Screenshot/Twitter/Soner Kan)

Klubi i Arijanet Muriq, Adana Demirspor, ka dalë me deklaratë pas lëndimit të portierit të Kosovës.

Gardiani shqiptar u detyrua ta lëshonte fushën në minutën e 79-të të takimit, për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes menjë lojtar kundërshtar.

Meqenëse në shikim të parë dukej si një lëndim serioz, klubi nga Superliga Turke ka dalë me një njoftimit rreth gjendjes së 23-vjeçarit.

“Portieri ynë, Arijanet Muriq u largua nga ndeshja për t’u kontrolluar si pasojë e një goditjeje në fytyrë gjatë takimit”.

Lexo po ashtu Pamje nga lëndimi i Arijanet Muriq në ndeshjen ku ishte fantastik me pritjet e tij

“Rezultatet e ekzaminimeve kanë konstatuar se nuk kishte asnjë problem në shëndetin e portierit tonë”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të Adana Demirspor.

Muriq u lëndua në takimin kundër Rizespor, të cilin ekipi i tij e fitoi me rezultat 3-1, ndërsa së bashku me Mario Balotellin, portieri ishte vendimtar në këtë triumf. /Telegrafi/