Telegrafi

Demichelis merr dënimin për vënien e basteve

Federate angleze ka gjobitur me 22 mijë funte ose rreth 27 mijë euro mbrojtësin e Manchester City, Martin Demichelis, për thyerjen e kodit të etikës të ligës angleze duke vënë baste.

Argjentinasi ia ka hedhur lehtë, duke qenë se ai rrezikonte veç gjobës edhe një dënim më të rëndë.

Megjithatë, federate angleze është mjaftuar vetëm me një gjobë, duke qenë se lojtari ka pranuar gabimin.

Demichelis u hetua për bastvënie ndërmjet datave 22 janarit dhe 15 shkurtit të këtij viti, duke vendosur baste edhe për ndeshje në futbollin anglez, gjë që i ndalohet rreptësisht.