Ky është momenti rrëqethës kur demi e rrëzon nga luhatësja një burrë, dhe më pas ia ngulë brirët në pjesë të ndryshme të trupit gjatë një loje të rrezikshme të organizuar në Meksikë.
Viktima u rrëzua në tokë dhe u sulmua nga demi në Cuernavacagjatë 21 nëntorit, transmeton Telegrafi.
I shtrirë në tokë dhe assesi të mund të mbrohet, ai vazhdimisht goditej nga demi derisa i dolën në ndihmë pjesëmarrësit e tjerë.
Burri është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, kurse aty për pak sa nuk e pëson edhe një grua që arrijnë ta shpëtojnë në sekondat e fundit.
Autoritetet lokale akoma nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë lidhur me incidentin, derisa banorët e zonës kanë kërkuar masa më të ashpra për evente të tilla të organizuara. /Telegrafi/