Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, kur një dem u përlesh me një tjetër dhe u fut në një shtëpi dhe iu vërsul burrave që mezi shpëtuan të gjallë.
Gjithë kjo ngjarje do të tingëllonte si diçka e pabesueshme, po të mos e filmonin kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në Fazlika të Indisë, ku në rrugë u takuan dy dema dhe filluan të përleshen.
Megjithatë, njëri prej tyre vendosi të tërhiqet dhe duke ikur dhe kërkuar shpëtim, u fut në një shtëpi brenda të cilës ishin disa punonjës.
Kamerat e sigurisë shfaqin momentin e hyrjes së demit dhe burrat që kërkonin shpëtim nga ai. Një grup arrin t’i shmanget, kurse grupi tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Epilogu i tërë kësaj ngjarje është – katër persona të shtrirë në spital e demi natyrisht se “pas misionit të përfunduar” është larguar. /Telegrafi/