Telegrafi

Demhasaj në stilin e Ronaldinhos kalon kë i del përpara, asiston te Lenjani që shënon në fitoren e Grasshoppers

Grasshoppers ka fituar ndaj Thun me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 31-të të Challenge League.

Protagonist në këtë ndeshje ishte, Ermir Lenjani që shënoi golin e epërsisë për 2-1.

Por meritat për këtë gol i shkojnë më së shumti Shkëlqim Demhasajt, i cili në minutën e 51-të tregohet i jashtëzakonshëm në zonën kundërshtare, duke dribluar katër mbrojtës për të asistuar te goli.

Lenjani nuk e kishte të vështirë të shënonte pasi porta ishte e zbrazët.

Grasshopper ka marrë fitore që e mban në vendin e parë në renditje, ndërsa është afër që të kthehet në elitë. /Telegrafi/