Grasshoppers ka fituar ndaj Thun me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 31-të të Challenge League.
Protagonist në këtë ndeshje ishte, Ermir Lenjani që shënoi golin e epërsisë për 2-1.
Por meritat për këtë gol i shkojnë më së shumti Shkëlqim Demhasajt, i cili në minutën e 51-të tregohet i jashtëzakonshëm në zonën kundërshtare, duke dribluar katër mbrojtës për të asistuar te goli.
Lenjani nuk e kishte të vështirë të shënonte pasi porta ishte e zbrazët.
Grasshopper ka marrë fitore që e mban në vendin e parë në renditje, ndërsa është afër që të kthehet në elitë. /Telegrafi/