Analisti Arton Demhasaj ka komentuar largimin nga emisioni “Debat D”, të kandidatit të LDK-së, Xhafer Tahiri.
Demhasaj në emisionin “Debat D Plus” me Ermal Pandurin, ka thënë se largimi i Tahirit nga debati ishte në favor të kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi.
“Mungesa e kandidatit të VV-së dhe dalja e kandidatit të LDK-së nga debati po e favorizon kandidatin e PDK-së”, ka thënë Demhasaj. /Telegrafi/