Site icon Telegrafi

Demhasaj me dy oferta nga skuadrat e njohura zvicerane

Elitës së futbollit zviceran pritet t’i shtohet edhe një futbollist i talentuar shqiptar.

Fjala është për sulmuesin e talentuar, Shkëlqim Demhasaj i cili ka shkëlqyer këtë edicion në ligën e dytë me Schaffhausenin.

20-vjeçari me origjinë nga Kosova ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime në 18 paraqitje në ligën e dytë zvicerane.

Kësisoj ai është bërë objektiv i dy skuadrave mjaftë të njohura në Zvicër.

Luzern dhe Sion janë dy ekipet që po kërkojnë transferimin e sulmuesit të talentuar nga Kosova.

Demhasaj ka kontratë me Schaffhausenin deri në vitin 2019, ndërsa vlera e tij është rritur në 500 mijë euro ./Telegrafi/

Exit mobile version