Telegrafi

Demat godasin dyert e shtëpisë në Indi, e pësojnë gjyshja me nipin – nokautohen për tokë

Ky është momenti kur një foshnje dhe gjyshja e tij lëndohen, kur tre dema përplasin dyert e shtëpisë në veri të Indisë.

Një grua e re duket se shpëton pa ndonjë lëndim, por mjaftuan pak centimetra që ta pëson ndoshta edhe më jetë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur pesë gra dhe një fëmijë i vogël po qëndronin në oborrin e shtëpisë dhe pinin çaj, duke mos e ditur se po rrezikoheshin nga demat.

Pasi e kuptuan këtë, vendosën të mbyllin dyert, por në ato moment demat i përplasën dhe gruaja me nipin që ishte pas dyerve nokautohen nga përplasja e fuqishme e dyerve. /Telegrafi/