Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova, ka thënë se Zalgirisi nuk doli ashtu si kanë pritur.
Ballkani e Zalgirisi i Lituanisë luajtën 1-1 të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
“Duke marrë parasysh që nuk e njihnim mirë kundërshtarin, kemi bërë analiza me trajnerin”.
“Por nuk na doli si menduam kundërshtari. Mendoj se e merituam fitoren, por nuk e deshi fati. Shpresoj që në ndeshjen tjetër të fitojmë”.
“Faktori kryesor ishte përvoja. Një pjesë e lojtarëve e kanë luajtur lojën e parë ndërkombëtare”, ka thënë Dellova. /Telegrafi/