Telegrafi

Dellova: Emocionet e ndeshjeve evropiane kanë kaluar, jemi gati

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova ishte prezent së bashku me trajnerin ilir Daja në konferencën për media para përballjes me Clujin.

Ballkani luan nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Cluj në kuadër të Ligës së Konferencës.

Dellova ka shtuar se emocionet e ndeshjeve evropiane i kanë kaluar dhe janë të fokusuar që të arrijnë rezultat pozitiv.

“Duke marrë parasysh që kundërshtari ka traditë në këtë nivel të garave, ne jemi përgatitur maksimalisht dhe do ta japim më të mirën të gjithë të fokusohemi në ndeshje dhe të kërkojmë rezultat pozitiv”.

“Jemi të mësuar nga emocionet e ndeshjeve evropiane dhe nuk jemi të ngarkuar emocionalisht. Nuk do të jetë ndonjë problem kjo për ne”, ka thënë Dellova. /Telegrafi/