Delle Alli ka nënshkruar kontratë të re me Tottenham Hotspur.
Kështu mesfushori i talentuar angelz do të jetë pjesë e Spurs deri në vitin 2024.
22-vjeçari i është bashkuar Tottenhamit nga MK Dons në vitin 2015 për pesë milionë funte dhe që nga atëherë ka shënuar 48 gola në 153 paraqitje.
Alli ka luajtur ë gjashtë ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, përfshirë edhe derbin e së hënës ndaj Manchester Cityt, por ka dështuar të shënojë që nga dita hapëse e kampionatit.
Lojtari është shprehur i lumtur me rinovimin, ku nëpërmjet një postimi në Instagram ka shënuar:
“I lumtur me kohën time te Spurs deri më tani. Mezi po pres të shikoj se çfarë do të sjellë e ardhmja”.
👁️#COYS pic.twitter.com/lM6gXLcVme
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) October 30, 2018
Debutimi i Allit me Tottenhamin ka ndodhur në nëntor të 2012, ku ai ishte vetëm 16 vjeçar.
Vlen të theksohet se për skuadrën e njohur angleze së fundmi kanë rinovuar edhe yjet tjera si Harry Kane, Son Heung-min,Erik Lamela dhe Harry Winks. /Telegrafi/