Mesfushori i Tottenham Hotspur, Dele Alli ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të përditësuar tifozët për grabitjen që iu bë shtëpisë së tij dje (e mërkurë).
24-vjeçar anglez u grushtua në fytyrë pasi u kërcënua nga dy grabitës të maskuar të armatosur me thika në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Alli ishte me të dashurën e tij Ruby Mae në atë kohë kur hajdutët morën me mijëra euro argjendari, përfshirë edhe orë dore.
Pas kësaj grabitje që iu bë, ylli i Tottenhamit ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit për të gjitha mesazhet. Përvojë e tmerrshme, por ne të gjithë jemi në rregull tani. Vlerësojmë mbështetjen”, ka shkruar Alli në Twitter.
Thank you for all the messages. Horrible experience but we’re all okay now. Appreciate the support.
— Dele (@dele_official) May 13, 2020
Edhe klubi i tij, Tottenham ka reaguar në profilin e tyre zyrtar duke i ofruar mbështetje yllit të tyre.
“Jemi me ju Dele. Ne i kemi ofruar mbështetjen tonë Deles dhe atyre që ishim me të. Ne inkurajojmë këdo me çfarëdo informacioni të ndihmojë policinë në hetimin e tyre”, shkruan në postimin e klubit anglez. /Telegrafi/