Telegrafi

Dele Alli mund të dënohet shkaku i gjestit anti sportiv – pas një goditje dënimi të mos dhënë, ai i drejton gishtin e mesit gjyqtarit (Foto)

Dele Alli mund të marr një dënim nga FIFA shkaku i një gjesti anti-sportiv në ndeshje ndaj Sllovakisë. 

Ylli i Spurs ia ka drejtuar gishtin e mesit gjyqtarit të ndeshjes pas një ndërhyrje të Martin Skrtel ku nuk iu dha goditje dënimi.

Alli mund të marrë dënim nga FIFA për këtë gjest.

Anglia fitoi me rezultat 2-1 në ndeshje ndaj Sllovakisë.

‘Tre Luanëve’ u duhet edhe një fitore në dy ndeshje që të arrijnë kualifikimin në Kupën e Botës. /Telegrafi/