Kombëtarja e Anglisë e ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen çerekfinale ndaj Suedisë, e vlefshme për Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Është mesfushori Dele Alli, i cili ka shënuar për epërsinë 0-2 të anglezëve.
Goli i Alli erdhi me kokë nga afërsia në minutën e 59-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas asistimit të saktë nga mesfushori tjetër Jesse Lingard.
Për epërsinë 0-1 shënoi mbrojtësi Harry Maguire. /Telegrafi/