Federata Angleze e Futbollit (FA) ka vendosur ta dënojë yllin e Tottenham Hotspur, Dele Alli.
Tottenham Hotspur ka marr një lajm të hidhur një javë para rifillimit të Ligës Premier.
FA ka vendosur ta dënojë yllin e tyre anglez, Dele Alli, shkaku i një postimi në rrjetet sociale rreth coronavirusit.
Alli është dënuar me një ndeshje mos-lojë dhe një gjobë prej 50 mijë funtesh.
Dele Alli
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 11, 2020
“Dele Alli është pezulluar për një ndeshje, është gjobitur me 50,000 funte dhe duhet të përfundojë një kurs edukimi pas një shkelje të Rregullës EF të FA në lidhje me një postim në mediat sociale në shkurt të vitit 2020”, thuhet në njoftimin e FA.
Ai do të humbasë lojën e Tottenham kundër rivalëve direkt për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve, Manchester Unitedin. /Telegrafi/