Telegrafi

Del për gjah, vetëplagoset me armë shefi i financave të Bayern Munichut

Bayern Munich po mbetet temë në top mediat botërore sportive.

Skuadra bavareze ditë më parë ka shkarkuar trajnerin italian Carlo Ancelotti, pas debaklit të pësuar në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Por, sot kampioni gjerman është tronditur edhe me një lajm aspak të mirë nga një prej drejtuesve të klubit.

Jan-Cristian Dreesen, shefi i financës te skuadra bavareze dhe një nga tre njerëzit më të rëndësishëm në klub kishte dalë për gjah në malet e Austrisë, ku edhe i është shkrehur çiftja që kishte me vete.

Ka qenë një aksident, që i ka kushtuar jo pak, drejtuesit të klubit gjerman, pasi mund të humbasë tre gishta.

Megjithatë policia për momentin ka konfirmuar incidentin, ndërsa mjekët ende nuk kanë dhënë detaje mbi gjendjen e tij. /Telegrafi/