Telegrafi

Del Bosque i pasigurt për të ardhmen

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, ka pranuar se e ardhmja e tij te Spanja është e pasigurt pas eliminimit nga Euro 2016.

Kampioni aktual u mposht nga Italia në 1/8-ën e finales 2 me 0.

“Më duhet të flas me Presidentin e Federatës spanjolle. Duhet të bëjmë atë që është më së miri për futbollin spanjoll”, ka thënë ai, raporton BBC. “Nuk mendoj se kjo epokë ka marrë fund. Futbolli spanjoll është i strukturuar mirë. Ka akademi të mira, shumë lojtarë të mirë dhe shumë klube të mira”.

Del Bosque më parë kishte paralajmëruar se do të pensionohet pas këtij turneu.