Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Pedro Rodriguez shpërtheu me deklaratat e tij ditë më parë për mos aktivizimin me Spanjën.
Por pas akuzave të mëdha nga mediat spanjolle dhe tifozët e ndryshëm, ka ardhur edhe reagimi i trajnerit Vincente Del Bosque.
Numri një i Spanjës ka thënë se nuk ka pse ta qortojë Pedron i cili ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur.
“Pedro është në mesin e 12 lojtarëve të tjerë që janë në bankë dhe është i natyrshëm reagimi i tij”.
“Ai është profesionist dhe dëshiron të luaj për këtë e kuptoj dhe nuk ka pse të qortohet”, deklaroi Del Bosque. /Telegrafi/