Telegrafi

Del Bosque fjalë të ashpra dhe të këqija për Casillasin

Vicente Del Bosque ka treguar se lajmin për largimin e tij nga stoli i Spanjës ua ka komunikuar të gjithë futbollistëve, përveç Iker Casillasit.

Sipas trajnerit 65-vjeçar, portieri legjendar i Spanjës, ka pasur një sjellje arrogante me të dhe stafin e tij, derisa me futbollistët ai ka qenë krejt ndryshe.

Gjithnjë sipas Del Bosques, Casillas nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën e menaxhimit të ekipit në Euro 2016.

“Ai kishte një sjellje jo të mirë me stafin e trajnerëve dhe për këtë arsye nuk i kam shkruar fare për largimin tim”.“Casillas është një portier i madh, mirëpo gjestet e tij të fundit më kanë çuditur edhe pse nuk jam i zhgënjyer me të pasi që e njoh që prej moshës nëntë vjeçare dhe e di se çfarë njeriu është ai”, përfundoi Del Bosque.Në Spanjë mediat kanë raportuar se arsyeja e prishjes së marrëdhënieve mes Del Bosques dhe Casillasit, është mos inkuadrimi i tij në asnjë ndeshje të Evropianit.