Telegrafi

Dekreti i ri i qeverisë, tetë klube të La Ligës problem me fanella

Të paktën tetë ekipe të La Ligës do të duhet të fshehin ose heqin sponsorët e fanellave të tyre gjatë tre ditëve të para të ndeshjeve në këtë rifillimit të sezonit.

Leganes, Valencia, Sevilla, Osasuna, Levante, Alaves, Granada dhe Real Mallorca të gjithë kanë kompani bastesh si sponsorë kryesorë, ndërsa shumë të tjerë kanë logot e basteve diku tjetër në fanellat e tyre.

Sipas nenit 37 të dekretit mbretëror të shtetit në Spanjë, reklamimi i lojërave të fatit është i ndaluar.

Reklamat për lojërat e fatit dhe bastet mund të bëhet vetëm mes orës 1:00 dhe 5:00 të mëngjesit. Ky vendim do të jetë deri më 21 qershor.

Deri me këtë datë skuadrat e La Liga do të luajnë tre ndeshje secila.

Jo vetëm sponsorët e fanellave

Asnjë logot e basteve nuk do të lejohen të shfaqen fare deri më 21 qershor.

Kjo vlen edhe për transmetimet televizive dhe reklamat përreth në stadium.

La Liga është detyruar të ndryshojnë tabelat e tyre të reklamave për intervista për të respektuar rregullin e ri. /Telegrafi/