Telegrafi

Dekonspirime dhe skandale – shërbimet sekrete ruse nën presionin e Kremlinit po e dëmtojnë imazhin e diplomatëve të vendit të tyre

Më 20 dhjetor, shërbimet e inteligjencës ruse e festojnë ditën e tyre, duke provuar që ta lavdërojnë efikasitetin e tyre. Pjesë e këtyre ceremonive, në të kaluarën ka qenë edhe presidenti aktual i vendit Vladimir Putin, i cili dikur vërtet i ka takuar atyre.

Kjo ditë e tyre njihet si “ВЧК” (CHEKA), e cila e ka marrë emrin nga krijimi i Komisionin për luftimin e Kundër-Revolucionit, Përfitimit dhe Korrupsionit. Anëtaret e Komisioni CHEKA, kishin filluar të quheshin chekistë dhe roli i tyre ishte si polici sekrete, që eliminonin kundërshtaret e pushtetit komunist të asaj kohe.

Spiunët rusë në vitin 2020 kanë pësuar një dekonspirim masiv. Aktiviteti i tyre nëpër ambasadat e Moskës në kryeqytetet botërore, njëkohësisht e ka dëmtuar edhe imazhin e diplomatëve profesionistë e të ndershëm rusë.

Gjatë viti në misionet diplomatike ruse, spiunët rusë që veprojnë nën petkun e “diplomatit” kanë shkaktuar një sërë skandalesh, shumica si pasojë e amatorizmit dhe presioneve nga Kremlini për të treguar rezultat.

Spiunet rusë që kryejnë aktivitete si “diplomatë” janë dekonspiruar dhe janë shpallë persona non-grata në Bullgari, Sllovaki, Norvegji, Austri, Republikën Çeke dhe tani së fundmi në Holandë. Vetëm Bullgaria, ka depërtuar pesë “diplomatë” rusë. Dy në muajin janar, dy në shtator, kurse i fundit ishte këto ditë.

Shumica e spiunëve rusë të cilët në diplomacinë ruse punonin si “diplomatë” janë depërtuar nga shtetet evropiane për aktivitete spiunazhi dhe mbështetje të njësiteve të shërbimeve ruse që merren me likuidim të disidentëve rusë, që jetojnë dhe veprojnë në shtetet perëndimore.

Nga Sllovakia u dëbuan tre spiunë rusë të kamufluar si diplomatë. Ata ndërlidheshin me vrasjen e disidentit çeçen Zelimkhan Khangoshvili, i vrarë në Berlin në vitin 2019.

Shërbimi i inteligjencës së Çekisë, ka sqaruar se një e treta e gjithë stafit diplomatik në Ambasadën Ruse në Pragë janë pjesëtarë të shërbimeve inteligjente ruse.

Federata e Rusisë dhe shërbimet e saj u akuzuan së fundmi edhe për helmimin e liderit të opozitës ruse Alexey Navalny. /Telegrafi/