Site icon Telegrafi

Deklaroi se Argjentina ka nevojë për një përzgjedhës energjik, Scaloni nuk tregon se çfarë po ndodh në prapaskenë

Lionel Scaloni ka hedhur dyshime tronditëse mbi të ardhmen e tij si trajner i Argjentinës.

Ai ka thënë se argjentinasit kanë nevojë për një trajner energjik dhe shumë të përkushtuar ndaj ekipit, përkundër se me të fituan Kampionatin Botëror në fund të vitit të kaluar.

“Argjentina ka nevojë për një trajner që ka të gjithë energjinë e mundshme dhe që është mirë”, deklaroi Scaloni. “Më duhet ta ndal topin dhe të filloj të mendoj, kam shumë gjëra për të menduar gjatë kësaj kohe”.

Lexo po ashtu Çfarë i thanë Messi dhe Rodrygo njëri-tjetrit në përplasjen e ashpër

“Këta lojtarë kanë dhënë shumë për stafin stërvitor dhe unë duhet të mendoj shumë për atë që do të bëj”.

“Nuk është lamtumirë apo asgjë, por duhet të mendoj sepse shiriti është shumë i lartë dhe është e komplikuar të vazhdosh dhe është e komplikuar të vazhdosh të fitosh. Këta djem po e bëjnë të vështirë, kështu që duhet të mendoj për një kohë qetësie, do të flas me presidentin e federatës dhe lojtarët më pas”, ka shtuar më tej ai.

Lexo po ashtu Vrazhdësi në fushë, përleshje në tribuna: Argjentina mundi Brazilin në një ndeshje plot tension

Pse pikërisht Scaloni la të kuptohet për largimin e tij të mundshëm nuk është e qartë, duke pasur parasysh suksesin e tij të paprecedentë me kombëtaren. Vetëm 11 muaj më parë ai e bëri vendin e tij kampion bote dhe, një vit më parë, i dha Argjentinës Kupën e parë të Amerikës që nga viti 1993. Së fundmi, ekipi i tij i dha Brazilit një humbje historike në Maracana.

Thashethemet thonë se Scaloni nuk është i kënaqur me federatën e futbollit. Në ESPN Argjentinë u raportua që 11 muaj më vonë, stafi teknik do të marrë ende bonuse për triumfin e Kupës së Botës. /Telegrafi/

Exit mobile version