Site icon Telegrafi

Deklarohet talenti shqiptar pas rinovimit të kontratës me Bayern Munichun

Arijon Ibrahimovic ka vazhduar kontratën me Bayern Munichun deri në vitin 2025.

Pak çaste më parë, Bavarezët njoftuan se kanë arritur marrëveshje të re me lojtarin shqiptar që posedon pasaportë gjermane.

Pas nënshkrimit të kontratës së re, Arijoni ka thënë se ai është falënderues për besimin nga Bayerni dhe krenar për këtë ëndërr të realizuar.

Lexo po ashtu Zyrtare: Arijon Ibrahimovic vazhdon kontratën me Bayernin

“Jam shumë krenar dhe falënderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm në FC Bayern”, ka deklaruar ai.

“Ndihet shumë mirë dhe jam jashtëzakonisht krenar që po hedh hapin tjetër!”.

Ibrahimovic u bë pjesë e Bayernit nga Nurnbergu katër viteve më parë në moshën 13 vjeçare. Ai bëri 48 paraqitje në të gjitha garat për U17 dhe U19, duke shënuar 25 gola.

Ai së fundmi bëri debutimin e tij për rezervat e Bayernit në Bavaria Regionalliga dhe ka bërë dy paraqitje në sezonin aktual. Ai gjithashtu përfaqësoi skuadrën gjermane U17 12 herë (nëntë gola) dhe aktualisht luan për U18 (dy gola në gjashtë ndeshje). /Telegrafi/

Exit mobile version