Site icon Telegrafi

Deklarohet presidenti Ashraf Ghani që sot u largua nga Afganistani: Është dashur të iki për të parandaluar gjakderdhjen

Ashraf Ghani, presidenti afgan që sot u largua nga vendi dhe u nis drejt Taxhikistanit, është deklaruar sot përmes rrjeteve sociale dhe ueb-faqes ashrafghani.af – duke i dhënë fund shumë thashethemeve dhe manipulimeve lidhur me largimin e tij.

Në një mesazh në formë të shkruar ka shpjeguar se pse shkoi në ekzil – duke pranuar se këtë e bëri për të ndalur gjakderdhjen, dhe theksoi se tani talibanët janë përgjegjës për sigurinë e afganëve, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/BabakTaghvaee/status/1426976530090053639?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1426976530090053639%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3748685%2Fodbegli-avganistanski-predsednik-se-oglasio-morao-sam-da-pobegnem-da-sprecim-krvoprolice-talibani-su-planirali-da-me-ubiju

Ndër tjera në postimin e tij Ashraf Ghani ka theksuar:

“Të dashur bashkëkombës! Sot kam marrë një vendim të vështirë për të shmangur përplasjen dhe ballafaqimin me talibanët që kanë dashur të futën në pallatin presidencial. Është dashur të zgjedh – ose të braktisi vendin për të cilin jam sakrifikuar 20 viteve të fundit, ose të qëndroja dhe shumë bashkombasë do ta pësonin me jetë dhe do të shkatërrohej qytetit i Kabulit si rezultat do të ishte një katastrofë e madhe në një qytet prej gjashtë milionë banorëve. Talibanët kanë planifikuar të më largojnë dhe sulmojnë tërë Kabulin. Për të shmangur gjakderdhjen – vendosa të largohem”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version