Telegrafi

Deklarata tronditëse e presidentit që rrahu gjyqtarin: Shuplaka nuk do të shkaktojë fraktura

Bota e futbollit është ende e shokuar nga skandali që pamë në ndeshjen e mbrëmshme të Superligës turke, kur u godit me grusht gjyqtari Halil Umut Meler.

Në ndeshjen mes Ankaragucu dhe Rizespor, Meler u godit me grusht në kokë nga presidenti i Ankaragucu, Faruk Koça, i cili më pas u arrestua dhe më pas arbitri u rrah edhe nga tifozët.

Koça sot ka bërë një deklaratë tronditëse në të cilën është justifikuar si është i sëmurë me zemër dhe ka akuzuar gjyqtarin për sjellje provokuese, duke thënë  se shuplaka që i ka dhënë nuk do të shkaktojë fraktura.

Lexo po ashtu Calhanoglu reagon pas sulmit që iu bë gjyqtarit në Turqi

“Ky incident është shkaktuar nga vendimet e gabuara dhe sjelljet provokuese të gjyqtarit. Qëllimi im ishte të reagoja verbalisht ndaj vendimeve të tij dhe ta pështyja në fytyrë”.

“Në atë moment e godita gjyqtarin në fytyrë dhe goditja që dhashë nuk do të shkaktonte asnjë frakturë”.

“Pas shuplakës sime, gjyqtari qëndroi për rreth 5-10 sekonda dhe më pas u hodh në tokë. Më larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes sepse isha i sëmurë me zemër”, ka thënë Koca për CNN, avokati i të cilit më vonë publikoi një deklaratë duke i kërkuar falje Melerit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i klubit turk që grushtoi gjyqtarin

Përkundër kërkim faljes, Koca përsëri ka dhënë dorëheqje sot (e martë) nga posti i presidentit të klubit./Telegrafi/