Site icon Telegrafi

Deklarata në prezantim e Bruno Guimaraes te Newcastle bën bujë: Erdha për ta fituar Ligën e Kampionëve, refuzova Arsenalin

Bruno Guimaraes është prezantua zyrtarisht të hënë në “St. James’ Park” si lojtar i ri i Newcastle.

Mesfushori i njohur brazilian mbërriti nga Lyoni për 42 milionë euro dhe nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2026.

Në prezantim, 24-vjeçari tregoi se si vendosi të vinte në Newcastle, duke refuzuar edhe klube si Arsenali.

“Kisha një ofertë nga Arsenali, por e refuzova. Drejtuesit e Newcastle ishin të sinqertë në negociata dhe thanë se qëllimi kryesor këtë sezon është të qëndrojnë në Ligën Premier, dhe në të ardhmen ata duan të fitojnë Ligën e Kampionëve”.

“Kjo është dëshira ime dhe unë besoj në këtë projekt. Newcastle do të bëhet një fuqi e madhe në futbollin evropian. Ky është një klub i madh me një histori të pasur dhe kurrë nuk kam dyshuar për ardhjen në Newcastle”, ka thënë Guimaraes.

Newcastle aktualisht ndodhet në vendin e parafundit të renditjes me një pikë dhe një ndeshje më pak se Norwich, që është në zonën e mbijetesës./Telegrafi/

Exit mobile version