Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri ka humbur mundësinë që të fitojë çmimin për deklaratën më të mirë të vitit 2016.
Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës dhe skuadrës angleze Stoke City është eliminuar nga kjo garë mjaftë interesante.
Shaqiri kishte dhënë një deklaratë tejet interesante gjatë kampionatit evropian ‘Francë 2016’.
Ishte ndeshja Francë – Zvicër, ku futbollistët francez shqyen disa fanella të lojtarëve zviceran të firmës ‘Puma’.
Pas ndeshje Shaqiri duke bërë shaka kishte deklaruar: “Shpresoj që Puma të mos prodhojë prezervativ”, deklaroi Xherdani duke qeshur.
E pasi u eliminua nga kjo garë, tani kanë mbetur katër deklarata në lojë për të fituar çmimin e madh.
Ylli gjerman Lukas Podolski, si dhe trajnerët nga Kolni, Holger Stanislawski e Peter Stoger, ndërsa është në garë edhe Markus Weinzierls.
Kujtojmë që deklarata e Xherdanit ishte favoritja për tu shpallur si më e mira e vitit mirëpo për tifozët e tij është befasi që ai është eliminuar. /Telegrafi/