Site icon Telegrafi

Deklarata e De Laurentiis zhgënjen tifozët: Nuk do ta kthejmë Cavanin

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i ka hedhur poshtë njoftimet se Edinson Cavani do të kthehet në San Paolo.

Sulmuesi uruguaian u largua nga Partenopei në vitin 2013, për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit për 64 milionë euro, ndërsa këto ditë ka pasur thashetheme për rikthimin e tij.

Lexo po ashtu Lajmi se Cavani ndodhet në qytet, mobilizon tifozët e Napolit në orët e hershme të mëngjesit (Foto)

Madje tifozët e klubit e kanë pritur me shumë entuziazëm këtë njoftim që duket se ka qenë i pavërtetë.

“Unë jam një fans i madh i Edinson Cavanit. Kemi kaluar shumë mirë gjatë kohës së tij në Napoli. Ai ka shënuar shumë gola të bukur – 104!”.

“Mirëpo, është vështirë ta sjellësh në Napoli një lojtar që e kemi pasur në të kaluarën”, ka thënë De Laurentiis.

Lexo po ashtu Mund të ndodhë që tifozët e Napolit të gëzohen në fund

Kreu i klubit ka sqaruar se Napoli zhvillohet dalëngadalë dhe planifikon të angazhojë lojtarë të tjerë të rinj dhe se beson në skuadrën që ka në dispozicion. /Telegrafi/

Exit mobile version