Telegrafi

Deklarata e Ibrahimovic për Galzers, nuk do t’u pëlqej tifozëve të Man United

Ish-sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ka dhënë mendimin e tij për situatën e pronësisë së klubit dhe tifozët që po u kërkojnë Glazers që ta shesin klubin.

Suedezi është duke e shijuar pensionimin nga futbolli, pasi në verën e këtij vitit i dha lamtumirën Milanit – duke kumtuar vendimin për tërheqje.

Në një intervistë me Piers Morgan, ai tha: “Unë mendoj se tani në Man United, nuk e di, ka disa lloj demonstrimesh për pronarët për ta shitur atë, por vetëm një kujtesë, pronarët po investojnë”.

Lexo po ashtu Ten Hag tregon se kush mund ta nxjerrë Man United nga kriza që e ka kapluar

“Nuk është se ata nuk po investojnë sepse sollën shumë lojtarë për një shumë të lartë parash, kështu që mendoj se është pak gabim të thuash që ata nuk po bëjnë atë që presin tifozët të bëjnë, atëherë nuk e di cila është arsyeja e vërtetë pas gjithçkaje”.

Është e qartë se Zlatan nuk ka asnjë problem me pronësinë e Glazers në klub dhe nuk ndan ndjenjat e tifozëve për të kërkuar largimin e tyre.

Kjo ndoshta për shkak se ai ka pak ide për dëmin e shkaktuar nga pronarët amerikanë dhe nevojën që ata të zëvendësohen në mënyrë që klubi të bëhet sfidues serioz për titujt për trofe të mëdhenj. /Telegrafi/