Bournemouth triumfoi kundër Brightonit me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së pestë të ligës elitare angleze.
Me golin e shënuar sonte në fitoren e Bournemouthit, Jermaine Defoe ka arritur një statistikë fantastike personale.
Sulmuesi është renditur krahas katër futbollistëve të tjerë qe kanë shënuar gol në 17 apo më tepër sezone të Ligës Premier.
Ky është sezoni i 17 në të cilin ish-reprezentuesi anglez shënoi të paktën një gol, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe John Terry.
Frank Lampard ka shënuar në 18 sosh, Paul Scholes në 19, kurse listës i prin Ryan Giggs me gol të shënuar në 21 sezone të ndryshme. /Telegrafi/