Telegrafi

Defekte në gypin e ujësjellësit, fshatrat Brusnik e Mihaliq mbesin pa ujë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se si pasojë e defekteve në gypin kryesor të ujësjellësit, fshatrat Brusnik dhe Mihaliq do të mbesin pa ujë derisa të sanohet defekti.

Përmes një postimi në Facebook, kjo kompani thotë se ekipi teknik ka konstatuar gjendjen në terren dhe janë duke punuar në drejtim të sanimit të defekteve.

“Në momentin që sanohen defektet, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet, për çka do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftim.