Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të një defekti të papritur në gypin kryesor të ujit në afërsi të Uglarit, furnizimi me ujë është ndërprerë për konsumatorët në Fushë Kosovë dhe lagjen Kalabria në Prishtinë.
“Ekipet janë në terren dhe po shpresojmë që riparimi të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Mbeteni të informuar!” thuhet në njoftimin e ujësjellësit.
Konsumatorët ftohen për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e riparimeve./Telegrafi/