Site icon Telegrafi

Deda: Faleminderit shumë për “vendimet e mëdha” të atyre që 10 vite ishin në pushtet!

Bashkëthemelusi i Alternativës, Ilir Deda, në një tubim elektoral të koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Hajvali, ka pyetur për vendimet e mëdha që partitë e koalicionit rival sipas tij pretendojnë t’i marrin.

“Duhet përkujtuar çka kanë bërë ata që thanë që janë bërë bashkë që duhet marrë vendime të mëdha? Cilat janë ato vendime të mëdha që ata i kanë marrë këto 10 vjet? E kanë varfëruar Kosovën; kanë përzënë rininë; kanë shkatërruar ekonominë; kanë shkatërruar shëndetësinë; kanë shkatërruar arsimin. Na kanë izoluar prej botës; e kanë rritur korrupsionin. Për ato vendime të mëdha, faleminderit shumë”, ka thënë ai duke shtuar se koalicioni ku bën pjesë partia e tij, mund ta mposht atë të PDK-së.

Exit mobile version