Telegrafi

Deçiqi merr fitore të madhe në udhëtim ndaj Dinamo Batumi

Deçiqi ka marr fitore të madhe ndaj Dinamo Batumit në Gjeorgji me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Pas një pjese të parë pa gola, skuadra shqiptare e Malit të Zi filloi të luajë më mirë në fraksionin e dytë.

Ilir Camaj zhbllokoi rezultatin në 1-0 në minutën e 62-të pas një asistimi të Luka Malesevic.

Nuk vonoi shumë dhe Camaj shënoi për 2-0, pas asistimit të Ian Puleios.

Një fitore e madhe e Deçiqit që tashmë do të kërkojë kalimin tutje në ndeshjen kthyese.

Shqiptarët do ta luajë revanshin më 30 korrik në orën 21:00 në Podoricë, ku ka një mundësi historike për të kaluar në turin e tretë dhe një ndeshje me HJK Helsinki. /Telegrafi/