Telegrafi

Deçiç mban stërvitje në “Fadil Vokrri”, duan të befasojnë me paraqitje të mirë ndaj Dritës

Drita të enjten luan ndeshjen e parë të stinorit të ri teksa ndeshet me ekipin nga Mali i Zi, Deçiç në kuadër të Conference League.

Deçiçi luan për herë të parë në garat evropiane, ndërsa së fundmi kanë ofruar ish futbollistin e Feronikelit, Damir Kojasevic – Piksi.

“Unë mendoj se gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit para publikut tonë. Përkundër kësaj, ne, si në çdo ndeshje, do të shkojmë për fitore në Prishtinë, edhe pse nuk do të ishim të pakënaqur me barazimin pasi Drita solli shumë përforcime”, ka thënë Kojasevic.

Në konferencë për shtyp u paraqitën sulmuesi Kristijan Vulaj, presidenti i klubit Pal Dreshaj dhe trajneri Edis Mulalic.

Presidenti Dreshaj ka thënë se është krenar që nesër do të luajë skuadra e tij në “Fadil Vokrri”.

Skuadra e Deçiq arriti në Prishtinë sot pas një udhëtimi pesë orë me autobus, dhe sonte lojtarët patën mundësinë të ndiejnë fushën në të cilën do të shkruajnë historinë e klubit.

Ndeshja në stadiumin “Fadilj Vokri” do të luhet nesër në orën 20:00, ndeshja e kthimit është më 15 korrik./Telegrafi/