Site icon Telegrafi

Deçani nis vitin e ri shkollor: Shkollat e dezinfektuara dhe të përgatitura

Drejtoria e Arsimit në Deçan është e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor, përveç përgatitjeve tekniko-arsimore, ata kanë kryer edhe dezinfektimin e objekteve shkollore.

Për Telegrafin, Drejtori i Arsimit të Deçanit, Besnik Hulaj, ka njoftuar se të gjitha përgatitjet janë përfunduar dhe se të gjitha shkollat do të hapen.

“Më 1 shtator fillon viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e komunës së Deçanit. Të gjitha shkollat janë të përgatitura për këtë fillim viti, dhe ne si komunë kemi bërë edhe dezinfektimin e të gjitha shkollave,” ka thënë Hulaj.

Drejtori i Arsimit të Deçanit Besnik Hulaj/ Foto nga Drejtoria e Arsimit Deçan, Facebook

Ndërsa për numrin e saktë të nxënësve që do të ulen në bankat shkollore, Hulaj është shprehur për Telegrafin se nuk dihet ende me saktësi numri i tyre, dhe se çdo gjë do të precizohet me kalimin e javëve të para.

“Numrin e saktë nuk mund ta kemi që në fillim, pasi ai ndryshon gjatë javës së parë,” ka theksuar ai.

Në përfundim, Drejtoria e Arsimit në Deçan konfirmon angazhimin e saj për të përmbushur të gjitha nevojat e nxënësve dhe shkollave, duke siguruar që çdo fëmijë të ketë një fillim të mbarë dhe të sigurt të vitit të ri shkollor. /Telegrafi/

Exit mobile version