Site icon Telegrafi

Deçani feston 17 vjetorin e pavarësisë -aktivitetet fillojnë me homazhe dhe mbyllen me koncert klasik

17 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të shënohet edhe në komunën e Deçanit, me një sërë aktivitetesh nën patronatin e kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Në agjendën e bërë publike, aktivitetet në këtë komunë do të nisin nga ora 11:00 me homazhe në Prekaz.

Pas kësaj do të ketë homazhe edhe në kompleksin memorial në Gjollgjan dhe pranë lapidarëve të dëshmorëve në qendër të qytetit.

Ramosaj ka njoftuar se shënimi i 17 vjetorit të pavarësisë në Deçan do të mbyllet në orën 16:00 me një koncert klasik në Qendrën Rinore. /Telegrafi/

Exit mobile version