Telegrafi

Debutoi me fitore me Drenicën, trajneri Devolli fitoren ua dedikon lojtarëve

Drenica e ka mposhtur me vështirësi skuadrën mitrovicase, Trepçën ’89, duke triumfuar në fund me rezultat të ngushtë 2-1.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i cili debutoi me skuadrën drenicase, Bledar Devolli.

“E dinim që do ishte ndeshje e vështirë pasi 89-shi kanë një ekip të organizuar. Në pjesën e parë patëm disa mundësi shumë të mira për shënim, por megjithatë jam i lumtur për djemtë sepse kanë ndjekur urdhëratë e mija, dhe këtë fitore ua dedikoj atyre”.

“Një fitore e duhur në kohën e duhur, punuam në goditjet standarde gjatë këtyre dy ditëve dhe pikërisht ashtu shënuam”, ka thënë Devolli pas ndeshjes për ‘Art Sport’.

Lexo po ashtu Drenica 'zbret me këmbë në tokë' Trepçën '89 pas fitores ndaj Ballkanit - skuadra nga Skenderaj fiton tri pikë

Drenica me këtë fitore pozicionohet në vendin e shtatë me 11 pikë të mbledhura, kurse Trepça ’89 zë vendin e gjashtë me pikë të njëjta sa “kuqezinjtë”. /Telegrafi/