Site icon Telegrafi

Debutimi i ekipit të CS:GO Imperial, kaloi shifrën e 200 mijë shikuesve

Ekipi brazilian, Imperial, i cili ndryshe u quajt më parë edhe si Last Dance, është pritur mjaft mirë në ndeshjet e tyre të para.

Lojtarët e ekipit të sapo krijuar Imperial, po mundohen të arrijnë në majorin e madh të PGL, ku Fallen, fnx dhe fer ishin shpallur dy herë kampion të turneve major të CS:GO, kur edhe ishin ekipi më i mirë në botën e CS:GO që siç duket janë ribashkuar për ta përsëritur këtë sukses.

Ekipi brazilian Imperial, ndryshe i quajtur edhe si Last Dance, sipas SullyGnome ka arritur numrin e 204,108 mijë shikues të njëkohshëm në transmetimin në Twitch të transmetuesit Gaules, i cili transmetoi debutimin e tyre në kualifikimin e parë të hapur të Amerikës së Jugut për PGL MAJOR.

Këto shifra janë mbresëlënëse pasi skuadrat e para me të cilat ekipi brazilian ishte përballur ishin skuadra jo profesionale duke i fituar kështu me lehtësi, me rezultate 16:0 dhe 16:1.

Ekipi i kapitenit Fallen, i duhet të fitojë edhe dy ndeshje të tjera sot (e premte) për t’u kualifikuar për në “PGL Americas RMR” ku për momentin ekipi i vetëm i kualifikuar direkt është Furia.

Ekipi i Imperial ka këtë përbërje

Lincoln “fnx” Lau
Gabriel “FalleN” Toledo
Fernando “fer” Alvarenga
Ricardo “boltz” Prass
Vinicius “VINI” Figueiredo

/Telegrafi/

Exit mobile version