Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka debutuar në Ligën Premier të shtunën, ku skuadra e tij Burnley ka marr fitoren e parë pas dhjetë xhiros, duke mposhtur Brentfordin me rezultat 2-1.
Muriq bëri disa intervenime fantastike për ta shpëtuar Burnleyn në disa raste. Skuadra mori një gol, por portieri 25-vjeçar ishte pa gjasa që të priste goditjen.
Ishte ndeshja e parë e Aro Muriqit në Ligën Premier, ndërsa në sezonin e shkuar ai ishte portier i parë i Burnleyt në Championship.
A #PL debut for Muric 🧤 pic.twitter.com/HxxiMrBYv9
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) March 16, 2024
Me paraqitjen e sotme tregoi se Vicent Kompany duhet të llogarisë më shumë në të dhe me shumë gjasë do ta ketë sërish startues në ndeshjet e ardhshme.
https://twitter.com/kosovo_49/status/1769062719557103851
Muric është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.3 nga SofaScore, pasi gjatë takimit kishte pesë pritje.
Ai dy herë grushtoi topin, ndërsa kishte 12 topa të gjatë të saktë nga 17.
Aro Muric është ftuar nga Franco Foda për miqësoret e marsit dhe pritet të jetë portieri i parë. /Telegrafi/