Besar Halimi ka shkëlqyer në debutimin e tij në kampionatin danez me skuadrën e Brodnbyt.
Ylli kosovar ka qenë titullar me skuadrën daneze në takim ndaj Midtjylland ku shënuan fitore 3-0.
Halimi që u huazua te Brondby nga Mainz 05, arriti ta shënoj golin e tretë në këtë sfidë.
Pas një depërtimi fantastik në zonë, gjilanasi goditi për mrekulli duke shënuar një gol në stilin e Lionel Messit.
Pas ndeshjes, Besari ka folur duke thënë se kanë bërë një start të mirë në kampionat dhe është ndjenjë e mirë për të shënuar gol.
“Ishte një start i mirë në kampionat. E gjithë skuadra ka bërë një paraqitje të mirë”, tha Halimi.
“Jam i lumtur me golin e shënuar por e rëndësishme ishte fitorja”, u shpreh mesfushori gjilanas. /Telegrafi/