Telegrafi

Debutim ëndrrash për Hadergjonajn, asistim në barazim ndaj Dortmundit

Florent Hadergjonaj ka debutuar më në fund në elitën e futbollit gjerman.

Mbrojtësi i djathtë nga Kosova ka qenë fantastik në këtë takim duke ndalur shumë aksione të ish-kampionit gjerman Borussia Dortmund.

Gjithsesi momenti më i mirë për 22-vjeçarin erdhi në minutën e 58-të kur harkoi për mrekulli në zonë tek Dario Lezcano i cili shënoi për 3-1.

Kujtojmë që ndeshja ndaj Dortmundit ishte e para për Hadergjonajn në Bundesligë që nga transferimi prej kampionatit zviceran ku shkëlqeu tek Young Boys Bern.

Hadergjonaj ka qenë pjesë e Zvicrës U21, ndërsa kosovari pritet të ftohet nga Albert Bunjaku për ndeshjen e radhës ndaj Turqisë.

Ingolstadt në këtë takim befasoi Dortmundin duke e ndalur në barazim 3-3 pas edhe pse verdhezinjtë ishin favoritë për ta fituar ndeshjen. /Telegrafi/