Telegrafi

Debutim ëndrrash për Erling Haaland: Ndeshja e parë në Ligën Premier dhe ia siguron Cityt tre pikë

Manchester City e ka filluar mbrojtjen e titullit në edicionin 2022/23 me fitore 2-0 në udhëtim te West Ham United.

Ndeshja filloi shuam mirë për kampionin në fuqi, dukë sulmuar që nga minuta e parë.

Por, goli i parë erdhi në minutën e 36-të, kur Alphonse Areola shkaktoi penallti dhe nga pika e bardhë i saktë u tregua Erling Haaland, që shënoi qysh në debutimin e tij.

Me këtë gol të vetë, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, për t’u rikthyer sërish me spektaklin e Cityt.

Ishte minuta e 65-të e takimit, kur Kevin de Bruyne tregoi edhe një herë se përse është lojtari më mirë në kampionat, duke dhuruar një asistim brilant për Haalandin, që realizoi golin e tij të dytë në ndeshje dhe të dytin për Cityn.

Deri në fund, rezultati mund të ishte edhe më i thellë, por që lojtarët e Cityt nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet, por ishin të kënaqur me këtë fitore. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore