Site icon Telegrafi

Debati për Ferizajn, lexuesit japin “votën” e tyre për fituesin (Foto/Video)

Në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, me gazetarin Fidan Rama, janë ballafaquar kandidatët për kryetar të Ferizajt për zgjedhjet e 22 tetorit, të cilët edhe kanë shpalosur platformat e tyre.

Pjesëmarrës në debat kanë qenë: Faton Topalli – VV, Besnik Berisha – Nisma; Amir Rexhepi – AKR; Muharem Svarqa – LDK; Xhavit Zariqi – AAK; Bashkim Fazliu – IQ Nisma qytetare për Ferizaj, si dhe
Agim Aliu – PDK.

Lexo po ashtu Sonte në “Debat D”, ballafaqohen kandidatët për kryetar të Ferizajit (Sondazh)

Ndërkohë është përgatitur një sondazh, përmes së cilit, lexuesit kanë mundur të “votojnë” për kandidatin e pëlqyer të tyre, përkatësisht për fituesin e debatit.

Sipas sondazhit, deri në përfundim të emisionit kur moderatori shpalli rezultatet, fitues i debatit ka dalë kryetari i tanishëm e Ferizajt, njëkohësisht edhe kandidat për një mandat tjetër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas tij, më shumë vota ka marrë Agim Aliu, kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës dhe më pas Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=vxZeR_U3Mog&feature=youtu.be&t=7097

Exit mobile version