Telegrafi

Debati, a duhet të kontrollohet interneti?

Por ky diskutim ka vënë përballë krijuesit e internetit me ekspertët ligjor. Duke folur në një intervistë në BBC, themeluesi i internetit Sir Tim Berners Lee, thekson se hartimi i një legjislacioni mund të jetë i nevojshëm, nëse parimi i vetërregullimit në internet dështon. Por kundër kësaj ideje qëndrojnë ekspertët ligjor.

Profesori i Institutit të Internetit në Oxford, William Dutton, thekson se hartimi i një projektiligji mund të jetë i rrezikshëm. Kjo, sipas tij, për vetë faktin se navigimi në internet po shdërrohet një ndër pikat kryesre të të drejtave të njeriut.

“Nëse ne lejojmë shtetit të kontrollojë ligjërisht internetin, atëherë ne i hapim derën një sërë ligjesh rregullatore që mund të cënojë edhe privatësinë e kijuesit.”, – thotë profesor Dutton. Aty ku bashkohen të dyja palët, është fakti se përdoruesit nuk mund të privohen në asnjë rast nga klikimi i të githa faqeve online. /Telegrafi/