Telegrafi

“Debat D Plus” në RTV Dukagjini: Fatmir Gashi përball analistëve (Video)

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundim të fushatës zgjedhore nga partitë politike, e në RTV Dukagjini po vazhdojnë debatet për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diel.

Sonte në emisionin “Debat D Plus”, të udhëhequr nga gazetari dhe moderatori Ermal Panduri, i ftuar është kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi.

Gashi do të jetë përball analistëve Arben Ahmeti dhe Imer Mushkolaj. /Telegrafi/